Lidhje

Bakteria E.Koli shkakton dy vdekje të tjera në Gjermani


Bakteria E.Koli shkakton dy vdekje të tjera në Gjermani
Bakteria E.Koli shkakton dy vdekje të tjera në Gjermani

Dy persona të tjerë kanë vdekur në epideminë më të rëndë të E.Kolit në Evropë, ndërsa zyrtarët gjermanë të shëndetësisë thanë se numri i infeksioneve të reja është pakësuar.

Të paktën 25 persona kanë vdekur deri tani dhe më shumë se 2,600 janë të prekur që nga fundi i majit si rezultat i bakteries misterioze. Gati të gjitha viktimat jetonin në Gjermani ose kishin vizituar veriun e këtij vendi.

Ministri i shëndetësisë Daniel Bahr tha se megjithë vdekjet, numri i pakësuar i infeksioneve mund të sinjalizojë faktin se epidemia po ulet. Autoritetet nuk kanë mundur të gjejnë burimin e virusit. Dje një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se burimi i epidemisë mund të mos zbulohet kurrë.

XS
SM
MD
LG