Lidhje

Shpërthim në veri të Mitrovicës


Policia e Kosovës bëri të ditur se një shpërthim pa dëme në njerëz ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe.

Shpërthimi që ndodhi të martën në mbrëmje ka shkaktuar dëme materiale në tri objekte hoteliere dhe në tri makina.

Policia tha se ende nuk dihet se çfarë mjeti shpërthyes është përdorur dhe as për motivet apo autorët e mundshëm të tij.

Mjetet lokale të informimit në Mitrovicë thanë se shpërthimi ka ndodhur në një diskotekë, pronë e një pjesëtari të komunitetit serb në atë zonë.

Veriu i Mitrovicës shpesh ka qenë skenë e tensioneve dhe incidenteve të dhunshme.
XS
SM
MD
LG