Lidhje

Një pilot amerikan kalon me ballona me helium Kanalin La Mansh


Një pilot amerikan kaloi sot me sukses Kanalin Anglez i ulur në një karrige që qëndron lart, e lidhur me një grumbull ballonash me helium. Piloti Jonathan Trappe, u nis sot në mëngjes nga Kent-i i Anglisë. Fluturimi i tij 4 orësh përfundoi pranë Dunkirk-ut në Francë. Jonathan i tha gazetarëve se shpresonte të ishte njeriu i parë që kalon kanalin, duke përdorur balonat me helium. Piloti tha se nuk kishte qenë i aftë ta parashikonte se ku do të zbriste. Kur arriti në Francë, ai filloi zbritjen, duke i shkëputur nga karrigia disa nga balonat. Udhëtimi i tij të kujton filmin vizatimor “UP”, ku një burë i vjetër lidhi qindra balona me ngjyrë me shtëpinë e tij, për një aventurë fluturimi.

XS
SM
MD
LG