Lidhje

Bangladesh, operacione pastrimi pas ciklonit


Cikloni Mahasen goditi dje Bangladeshin, duke detyruar evakuimin e një milion njerëzve dhe duke shkaktuar dhjetra viktima

Në Bangladesh sot kanë filluar operacionet e pastrimit, pas ciklonit Mahasen që goditi dje rajonin. Sot forca e ciklonit është zbutur, duke u shndërruar në një stuhi tropikale që lëviz për në Indinë verilindore.

Dje cikloni goditi Bangladeshin, duke detyruar evakuimin e një milion njerëzve dhe duke shkaktuar dhjetra viktima para se të dobësohej në Tokë, e të kthehej në stuhi tropikale.

Autoritetet thonë se Cikloni Mahasen ka vrarë të paktën 14 vetë në Bangladesh dhe ka shkaktuar dëme në Birmani.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, për shkak të ciklonit, në Birmani figurojnë të humbur 22 vetë, si pasojë e përmbysjes së një barke.
XS
SM
MD
LG