Lidhje

Mbi 275 të vdekur në Bangladesh


Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese në Bangladesh ka arritur në 275 vetë, ndërsa vazhdojnë kërkimet në rrënoja. Ndërtesa përfshinte disa punishte tekstilesh.

Ekipet e shpëtimit po punojnë pa pushim. Ata thonë se mund të dëgjojnë zërat e personave të bllokuar nën rrënoja. Më shumë se 3 mijë vetë ishin në ndërtesën që ndodhej në një periferi të kryeqytetit Daka, para shembjes së saj të mërkurën. Më shumë se 2000 vetë janë shpëtuar, një mijë prej të cilëve të plagosur. Autoritetet nuk e dinë sa vetë figurojnë të humbur.

Policia tha se pronari i ndërtesës dhe menaxherët e punishteve nuk u kushtuan rëndësi paralajmërimeve zyrtare për të evakuuar mjediset, pasi inspektorët zbuluan të çara në ndërtesë të martën. Pronari ka marrë arratinë dhe kryeministrja Sheik Hasina është zotuar se ai do të kapet e sillet para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG