Lidhje

Trump vlerëson punën e ish këshilltarit Steve Bannon


Presidenti Trump vlerësoi në Twitter punën e ish strategut të Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon, të cilin e falenderonte për ndihmën që dha në fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

Presidenti e shkarkoi nga puna të premten Këshilltarin e tij kryesor. Po të premten, zoti Bannon u kthye tek puna e tij e mëparshme, si shef ekzekutiv i portalit të ekstremit të djathtë, “Breitbart News”.

Bannon pati marrë drejtimin e këtij portali pas vdekjes të themeluesit të tij Andrew Breitbart, në vitin 2012. Me ardhjen e Stephen Bannonit në krye, “Breitbart News” mori një drejtim edhe më nacionalist nga ç’kishte më parë, duke pasqyruar idetë e lëvizjes së ekstremit të djathtë.

Bannon njihet si personi që e ndihmoi Donald Trumpin të siguronte fitoren në zgjedhje, duke futur frymën populiste dhe nacionaliste në mesazhin e tij drejtuar elektoratit. Por gjatë këtyre muajve thuhet se ai kishte patur kortradikta me figura të tjera të fuqishme në ekipin e ndihmësve të Presidentit, përfshirë dhëndërrin e Presidentit, Jared Kushner. Disa mbështetës të zotit Trump i patën bërë thirrje atij që ta shkarkonte ndihmësin e tij kryesor..

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Bannon i tha televizionit “Bloomberg News” se “do të luftonte në favor të Presidentit Trump me kundërshtarët të tij në Kongres, në mediat dhe në korporatat amerikane.”

Në një tjetër intervistë, për “The Weekly Standard” Steve Bannon tha:

“Tani jam i lirë, përsëri me duart në armët e mija. Dikush më pati quajtur “Bannon barbari”. ..Dhe tani unë jam më i vendosur se kurrë ta shkatërroj opozitën”, - tha ish ndihmësi i afërt i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG