Lidhje

Presidenti Obama flet për miratimin e buxhetit


Presidenti amerikan Barack Obama po paralajmëron ligjvënësit se rrezikojnë ta zhysin vendin në një recesion tjetër, nëse nuk miratojnë një buxhet dhe nuk bien dakord ta ngrenë tavanin e borxhit.

Presidenti i bëri komentet në fjalimin e tij të përjavshëm, disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e mbizotëruar nga republikanët miratoi një masë të përkohëshme financiare që do të bënte të mundur funksionimin e qeverisë, por do të hiqte mbështetjen financiare të reformës për kujdesin shëndetësor të Presidentit Obama.

Rezoluta shkon tani për votim në Senatin e kontrolluar nga demokratët, ku nuk ka gjasa që të miratohet, gjë që mund të sjellë një ndërprerje të pjesshme të funksioneve të qeverisë, nëse deri në fund të muajit nuk arrihet një marrëveshje për buxhetin.
XS
SM
MD
LG