Lidhje

Një i vdekur nga sulmi në Barcelonë


Një person ka humbur jetën dhe 32 janë plagosur nga përplasja e një furgoni mes dhjetra vetëve në qendër të Barcelonës, thanë autoritetet lokale. Policia tha se 10 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe mendohet se numri i të vdekurve do të rritet.

Televizioni publik spanjoll RTVE citohet nga agjencia Associated Press të njoftojë se një i dyshuar për përplasjen e furgonit është arrestuar.

Ndërkohë dy persona të armatosur janë mbyllur në një bar në qendër të Barcelonës.

Shërbimet e ndërhyrjes së shpejtë thanë se banorët duhet të shmangin sheshin Catalunya dhe se kishin kërkuar mbylljen e stacioneve hekurudhore dhe të metrosë në zonën pranë shëtitores Las Ramblas në qendër të qytetit.

Policia ka izoluar zonën dhe ka urdhëruar mbylljen e dyqaneve përreth. Gazeta "El Pais" citon policinë të thotë se personi që i jepte furgonit, doli prej tij dhe u largua në këmbë.

Media spanjolle "El Periodico" njoftoi për shkëmbim me armë zjarri në tregun "La Boqueria" , po nuk tregonte burimin e infromacionit.

Policia spanjolle tha se incidenti mund të jetë një "sulm terrorist".

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha në Twitter se përparësia e qeverisë është kujdesi mjekësor për të plagosurit.

Presidenti Donald Trump shkruante në Twitter se “Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin në Barcelonë të Spanjës dhe do të bëjnë gjithçka të nevojshme për të ndihmuar”.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson tha në Departamentin e Shtetit se incidenti “kishte shenjat e një sulmi terrorist”.

Ai tha se diplomatët në Spanjë po ndihmojnë amerikanët atje dhe u bëri thirrje atyre që janë shëndoshë e mirë që të njoftojnë familjet dhe të dashurit e tyre.

Kryediplomati amerikan tha se ``terroristët në gjithë botën duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të vendosur që t’i gjejnë dhe t’i vendosin para drejtësisë”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG