Lidhje

Spanjë: Policia vret të dyshuarin e sulmit në Barcelonë


Në Spanjë, policia njoftoi se ka qëlluar për vdekje personin e dyshuar për sulmin në Barcelonë, që sipas saj mbante në trup një brez me lëndë shpërthyese.

Ngjarja ndodhi në një qytet pranë Barcelonës.

Personi i dyshuar ishte identifikuar si Junes Abujakub, një maroken 22-vjeçar që po kërkohej intensivisht nga policia.

Sipas ministrit të brendshëm të Katalonjës, gjithçka tregon se Abujakub ishte pas timonit të furgonit që goditi turmën e kalimtarëve gjatë sulmit të së enjtes.

Zyrtarët thonë se numri i viktimave ka arritur në të paktën 15, ndërkohë që më shumë se 100 janë plagosur.

Autoritetet kanë arrestuar katër nga të dyshuarit, ndërsa pjesa tjetër u vra nga policia ose vdiq nga një shpërthim në një shtëpi ditën para sulmit.

Shumë nga të dyshuarit kishin lidhje me qytetin verilindor të Ripollit, një nga vendet ku policia ka përqendruar hetimet.

Autoritetet në Spanjë thanë sot se personi përgjegjës për sulmin e javës së kaluar në Barcelonë besohet të jetë një maroken 22-vjeçar që ata po e kërkojnë. Ata thanë se personi në fjalë është anëtari i fundit i një celule prej 12 vetësh që ende nuk është kapur.

Sipas ministrit të brendshëm të Katalonjës, gjithçka tregon se Junes Abujakub ishte pas timonit të furgonit që goditi turmën e kalimtarëve gjatë sulmit të së enjtes. Zyrtarët thonë se numri i viktimave ka arritur në të paktën 15, ndërkohë që më shumë se 100 janë plagosur.

Autoritetet thonë se nuk e dinë nëse Abujakub është ende në Spanjë.

Autoritetet kanë arrestuar katër nga të dyshuarit, ndërsa pjesa tjetër u vra nga policia ose vdiq nga një shpërthim në një shtëpi ditën para sulmit. Shumë nga të dyshuarit kishin lidhje me qytetin verilindor të Ripollit, një nga vendet ku policia ka përqendruar hetimet.

Të dielën, në një konferencë shtypi, policia tha se kishte gjetur 120 bombola gazi dhe lëndë shpërthyese në një shtëpi, që mendohet të ketë qenë vendi ku ndërtonte bombat personi i dyshuar për sulmet e së enjtes. Policia tha se ishin gjendur materiale të mjaftueshme për të kryer të paktën një, ose më tepër sulme në Barcelonë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG