Lidhje

Basha: Policia të mos tolerojë bllokimin e rrugëve


Basha: Policia të mos tolerojë bllokimin e rrugëve
Basha: Policia të mos tolerojë bllokimin e rrugëve

Në Shqipëri Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha tha sot se policia nuk do duhet të tolerojë në asnjë rast bllokimin e rrugëve dhe as personat e përfshirë në akte të tilla pavarësisht pozitës së tyre shoqërore apo politike. Komenetet e ministrit Basha u bënë gjatë një takimi me policinë në Vlorë dhe ato vijnë pak kohë pas bllokimit të rrugës nacionale në Himarë pas incidentit ku mbeti i vdekur 35 vjecari himariot Aristotel Guma.

Në qarkun e Vlorës gjatë javëve të sezonit turisik pati disa herë bllokime të rrugëve në disa zona, për shkak të protestave të banorëve që lidheshin me cështje pronësie, por ato kulmuan në fillim të muajit në Himarë ku rruga u bllokua për afër 13 oër në kulmin e sezonit pas insidentit ku një 35 vjecar mbeti i vrarë pasi u godit me makinë nga një grup të rinjsh. Kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano e justifikoi në atë kohë bllokimin e rrugës me faktin se ajo u bë për të sensibiluar opinionin për akte të përsërituira sipas tij , ndaj komunitetit himariot dhe minoritet grek në Shqipëri. Të rinjtë e përfshirë në ngjarje u arrestuan dhe ishin të shumtë ata që kërkuan që ngjarja të mos politizohej duke nxitur qëndrime me sfond etnik.

XS
SM
MD
LG