Bashkitë e vogla në Veri të Shqipërisë, të cilat pas reformës administrativo-territoriale kanë shtrirë autoritetin e tyre edhe në zonat rurale, tani po ndeshen në vështirësi, sidomos për menaxhimin e problemeve në fushën e ujitjes dhe kullimit. Kështu, në Bashkitë e Pukës dhe Vaut të Dejës, kanë mbetur pa u vaditur disa qindra hektarë tokë bujqësore për shkak të dëmtimeve në sistemin ujitës. Ndaj, drejtues dhe specialist të këtyre bashkive po i kërkojnë Ministrisë së Bujqësisë që të investojë në sistemin vaditës edhe në bashkitë e vogla.