Lidhje

"Betejë" në basketbollin amerikan


Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit "Heat" të Majamit dhe "Spurs" të San Antonios, i dha fitoren Majamit dhe i çon dy skuadrat më lojën e shtatë dhe të fundit për kampionatin e basketbollit këtu në Shtetet e Bashkuara.

Loja po cilësohet si një betejë epike, fati i së cilës u vendos nga LeBron James i cili shënoi 16 pikë në pjesën e katërt të lojës, por edhe nga një trepikësh nga Ray Allen vetëm 5.2 sekonda para përfundimit të pjesës së katërt, që barazoi rezultatin dhe çoi në kohë shtesë. Majami fitoi me rezultatin 103-100.

Dy skuadrat shkojnë drejt finales me nga tre fitore ndaj njëra-tjetrës secila. Majami është kampioni aktual i basketbollit por San Antonio ka bërë një lojë agresive duke e bërë luftën për titullin e këtij viti edhe më dramatike dhe parashikimin e fituesit të vështirë. Finalja luhet nesër në mbrëmje në Majami.
XS
SM
MD
LG