Lidhje

BE mbështet planin për sanksione ndaj rusëve të dyshuar për helmimin e Navalnit


xcbcvbnbm

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian mbështetën të hënën një plan franko-gjerman për të imponuar sanksione ndaj personave rusë të dyshuar për helmimin e kritikut të Kremlinit Aleksej Navalni me një agjent nervor.

Berlini dhe Parisi e bënë propozimin e tyre në një takim të ministrave të jashtëm në Luksemburg. Ata thonë se nuk kanë pasur një shpjegim të besueshëm nga Moska për atë që Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike tha se ishte prania në trupin e Navalnit e agjentit nervor të ndaluar të epokës Sovjetike Novichok.

"Kjo shkelje e konventës kimike nuk mund të mbetet pa pasoja," u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas para takimit.

Qeveritë perëndimore dhe NATO-ja kanë thënë se Rusia, e cila mohon akuzat e zotit Navalni se ka gisht në helmimin e tij, duhet të ndihmojë në hetime përndryshe do të përballet me pasoja.

Zoti Navalni u sëmur më 20 gusht gjatë një fluturimi në Siberi dhe më pas u transferua në Berlin për mjekim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG