Lidhje

Sfidat e Europës në vitin 2018

  • Jela Franceschi

Bashkimi Europian me 28 vende anëtare përballet me një numër presionesh, si ngadalësimi i rritjes ekonomike, papunësia e lartë, populizmi në rritje, vala e imigrantëve, kërcënimi i terrorizmit dhe rigjallërimi i Rusisë. Në kushtet kur ajo përballet me këto vështirësi, forma që do të marrë BE-ja në të ardhmen po vihet në pikëpyetje.

Formuluesit e politikave dhe analistët shpesh e krahasojnë projektin e integrimit europian me një biçikletë, e cila duhet të vazhdojë të ecë përpara për të shmangur rrëzimin. Megjithëse shumë ekspertë thonë se BE-ja do ta vazhdojë rrugëtimin e nisur, të tjerë shqetësohen se biçikleta europiane duket se po lëkundet përherë e më tepër.

Referendumi pro largimit nga blloku në Britani, përpjekjet për të theksuar sovranitetin kombëtar të Polonisë dhe të Hungarisë, paraqitja më e dobët në zgjedhje që nga viti 1945 e bllokut konservator të Kancelares Chancellor Angela Merke në Gjermani dhe vala e madhe e së djathtës ekstreme atje, kanë shtuar frikën se një sovranitet i tepërt kombëtar refuzohet nga Brukseli.

“Jemi duke përjetuar fillimin e fundit të Europës dhe kthimin tek një Europë me shtete-kombe individuale, që paktikojnë sovranitet të fortë, me kufij të mbyllur.”- thotë eksperti për Europën, Charles Kupchan.

Sipas ekspertit Jeffrey Gedmin, koncepti i bashkëpunimit politik dhe ekonomik në themel të BE-së, që u ka ofruar europianëve dekada paqeje dhe mirëqenieje, po ndryshon me shpejtësi:

“Po vijnë shumë gjëra njëherësh: globalizimi, zhvillimi i tekonologjisë, terrorizmi, revanshzimi i Rusisë, pakësimi i angazhimit amerikan.”

Elitat në pushtet po ashtu po shihen si jo kompetente, ose jo të gatshme për të zgjidhur problemet e njerëzve të thjeshtë.

“Mes njerëzve që mendojnë se nuk po jetojnë më ëndërrën e klasës së mesme ka shumë pakënaqësi.”- thotë eksperti Kupchan.

“Këta njerëz duhet t’i trajtojnë shqetësimet e tyre në mënyrë që t’i ruajnë lidhjet me Europën.”

Ndryshimi i madh politik dhe social i BE-së u shtua nga fluksi i kohëve të fundit i një milion imigrantëve dhe azilkërkuesve, shumica e të cilëve myslimanë.

Analisti Gedmin thotë se në mesin e shumë europianëve kjo ka sjellë ndjenjën se ata po bëhen pakicë në vendin e tyre:

“Kjo i ka bërë njerëzit të mendojnë për kombësinë, patriotizmin, identitetin, kohezionin social, sigurinë dhe marrëdhënet me vende të tjera. Dhe tani gjithshka që vjen e prish këtë.”

Europa e pas Luftës së Dytë Botërore po ashtu ka patur mbështetjen e palëkundur amerikane. Por kohët po ndryshojnë edhe në këtë aspekt, thotë Szabo. Çështja e ndarjes së përgjegjësive mes partnerëve translatlantikë është evidentuar mjaft nën adminstratën Trump.

“Edhe pas Presidentit Trump, do të jetë e vështirë të shohim një Amerikë që luan rol konstruktiv sikurse në 50-60 vitet e fundit. Europianët tani e kanë tepër të vështirë, fati i tyre ka mbetur përsëri në duart e tyre,” thotë analisti Szabo.

Shumë analistë janë të një mendimi se Europa do të duhet të mësojë të përballet me stuhinë dhe jo të fshihet prej saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG