Lidhje

BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë


Bashkimi Europian e ka zgjeruar afatin e sanksioneve ndaj Rusisë edhe për 6 muaj, si presion ndaj Moskës që të respektojë marrëveshjen delikate të paqes në Ukrainë. Vendimi u mor zyrtarisht sot, pasi javën e kaluar udhëheqësit e BE-së e miratuan atë në një takim të tyrin.

Sanksionet përfshijnë masa kufizuese ndaj Rusisë në sektorët financiarë, të energjisë dhe të mbrojtes, si dhe ndaj mallrave për përdorim civil dhe ushtarak. Sanksionet ndaj Rusis mbeten në fuqi deri më 31 korrik.

Bashkimi Europian i vendosi fillimisht sanksionet nda Rusisë në korrik të vitit 2014, pas aneksimit nga Moska të gadishullit të Krimesë nga Rusia dhe i shtoi ato pas mbështetjes për forcat separatiste në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG