Lidhje

SHBA përshëndesin sanksionet e BE ndaj Sirisë


Shtetet e Bashkuara përshëndetën vendimin që mori dje Bashkimi Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj 16 ushtarakëve të lartë dhe shkencëtarëve sirianë, të përfshirë në sulmet me armëve kimike ndaj civilëve.

Vendimi u përshëndet edhe nga sekretari i jashtëm britanik Boris Xhonson. Ai tha se megjithë skepticizmin, BE-ja ia doli të vendosë sanksione pët të ngrirë pasuritë dhe kufizuar veprimet e 16 personave, 8 prej të cilëve ushtarakë.

Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike po kryejnë një hetim të përbashkët për sulmin me gaz sarin në Khan Sheikhun të Sirisë që vrau të paktën 87 vetë.

Shtetet e Bashkuara fajësuan regjimin e Asadit për ngjarjen, çfarë detyroi presidentin Donald Trump të urdhërojë një sulm nga ajri në bazën ajrore siriane nga e cila u krye sulmi me gaz sarin.

Por Siria mohoi të jetë përgjegjëse për këtë apo sulme të mëparshme me armë kimike ndaj civilëve dhe fajësoi ata që i quan terroristë, duke iu referuar opozitës siriane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG