Lidhje

BE-Shqipëri, miratohet deklarata e përbashkët


BE-Shqipëri, miratohet deklarata e përbashkët
BE-Shqipëri, miratohet deklarata e përbashkët

Në Shqipëri takimi i katërt i komitetit parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqiperi, u mbyll me miratimin e një deklarate të përbashkët. Ky fakt u konsiderua si sukses nga drejtuesi i delegacionit të deputetëve europianë, Eduard Kukan, pas dështimit të tre takimeve të mëparshme gjatë këtij viti dhe në 2010. Deklarata vlerëson arritjen e marrëveshjes mes shumicës dhe opozitës në Shqipëri duke kërkuar një përparim thelbësor të vendit në përmbushjen e 12 prioriteteve kyce të përcaktuara nga Brukseli. Zoti Kukan tha se Shqipëria nuk mund të humbë më kohë duke kërkuar arritjen e rezultateve konkrete

Klima e ndryshuar politike në Shqipëri, u reflektua sot edhe në takimin e radhës mes deputetëve shqiptarë dhe atyre europianw, i cili pati në qendër vlerwsimin e ecurisë së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin europian, reformat dhe zhvillimet në parlamentin shqiptar. Ndonëse përfaqësuesit, si të shumicës ashtu dhe të opozitës, ju përmbajtën qëndrimeve të tyre, mënyra e shprehjes dhe e deklarimit ishte mjaft e matur dhe shmangu mundësitë e përplasjeve të ashpra që ishin regjisruar në takimet e mëparshme. Edhe përfundimi i takimit ishte i tillë. Palët mbështetën pa hezitim deklaratën përfundimtare, në ndryshim nga c’kish ndodhur me parë.

Deklarata vlerëson zhvillimet e fundit politike dhe “inkurajon të gjithë aktorët politikë që, me të njejtën fryme pajtimi dhe pragmatizmi, të bashkojnë forcat, në përpjekje të mëtejshme për reformat e nevojshme për në Bashkimin europian” si dhe nënvizon se “përmes konsolidimit dhe zbatimit rigoroz të marrëveshjes të gjithë palët politike do të fitojnë besueshmëri”.

Reforma në sistemin gjyqësor dhe lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit konsiderohen si “parakushtet më kryesore për procesin e integrimit europian” duke nënvizuar “rëndësinë tepër të madhe të transparencës, paanësisë dhe efikasitetit të gjyqësorit”, e ndërkohë që njeh përparimin e kufizuar në këto fusha bën thirrje për reforma efikase.

Në Deklaratë shprehet “shpresa se pas periudhës së vështoië të situatës politike në Shqipëri, që pasoi zgjedhjet e 2009 dhe ato të jkëtij viti, vendi duhet të bëjë përparim thelbësor në përmbushjen e 12 prioriteteve kyce, për të cilat Komisioni europian në Raportin e Progresit vlerëson me shqetësim se kanë ecur ngadalë”.

Duke vlerësuar ndryshimet e fundit kreu i delegacionit të europarlamentarëve Eduard Kukan tha se: “ne mirëpresim këto ndryshime pozitive dhe duam që ato të jenë të qëndrueshme. Për këtë ne duam më shumë rezultate dhe shembujt dhe se kjo do të jetë tendenca edhe në zhvillimet e ardhshme politike”.

Zoti Kukan vuri theksin në realizimin në kohë të reformës zgjedhore, ecjen përpara me reformën parlamentare dhe përmbushjen e 12 objektivave të përcaktuara nga Komisioni europian.“Unë besoj se gjëja më e rëndësishme për vlerësimin e përparimit të Shqipërisë, është që qveria dhe parlamenti të përqëndrohen realisht në axhendën europian, për të marrë masat e duhura që do ta shtynin vendin përpara. Humbja e kohës mendoj se është një luks që ju nuk mund t’ja lejoni vetes”

XS
SM
MD
LG