Lidhje

Belgjikë: Arrestim lidhur me sulmet e Parisit


Në Belgjikë policia ka arrestuar një 22 vjeçar nën dyshimet për lidhje me sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën 130 njerëz.

Policia e bëri të ditur arrestimin të enjten, duke thënë se ndaj shtetasit belg ishin ngritur akuza për vrasje terroriste dhe pjesmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist. I dyshuari u arrestua në lagjen Molenbeek të Brukselit, ku jetonin disa prej autorëve të sulmit në Paris.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se gjatë bastisjes u konfiskuan 10 telefona celularë.

XS
SM
MD
LG