Prokurorët federalë në Belgjikë thonë se policia ka arrestuar dy burra të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist.
Zyrtarët thanë se të dy ata, vëllezërit Noureddine dhe Hamza H, u arrestuan të premten në mbrëmje pas kërkimeve nëpër banesa në qytetet Mons dhe Liege.
Prokurorët thanë se të dy vëllezërit dyshohet të kenë planifikuar një sulm në Belgjikë. Gjatë kërkimeve nuk janë gjetur armë dhe lëndë shpërthyese.
Të dy të dyshuarit pritet të dalin sot para një gjykatësi, i cili do të marrë vendimin në se ata do të mbahen në paraburgim.
Belgjika ka qenë në gjendje të lartë gatishmërie që pas sulmit vdekjeprurës me bombë në Bruksel, për të cilin e mori përgjegjësinë grupi Shteti Islamik, ashtu sikurse edhe për sulmet në Francë dhe në Gjermani.
Në Bruksel ndodhen zyrat e Bashkimit Europian dhe të NATO-s.