Lidhje

Belgjikë: Protesta ndaj masave shtrënguese


Sindikatat belge u kanë bërë thirrje punonjësve të të gjithë vendit që të marrin pjesë në një grevë kombëtare, njëditore për të protestuar kundër politikave shtrënguese ekonomike të qeverisë.

Greva filloi mbrëmë vonë në aeroporte dhe stacione treni dhe rrezikon të ndalë shërbimet e autobusëve dhe metrove, si edhe të ketë ndikim tek shkollat, bizneset, fabrikat dhe zyrat qeveritare në gjithë vendin sot.

Një zëdhënëse e aeroportit të Brukselit thotë se 600 fluturime janë anulluar, duke prishur planet e 50 mijë pasagjerëve.

Punonjësit po protestojnë ndaj planeve të qeverisë së re të së djathtës së qendrës për të rritur moshën e pensionit nga 65 deri në 67 vjeç, për të ngrirë pagat dhe shkurtuar shërbimet publike.

XS
SM
MD
LG