Lidhje

Belgjikë: vriten dy të dyshuar për terrorizëm


Policia belge ne Verviers, Belgjike
Policia belge ne Verviers, Belgjike

Policia belge vrau dy të dyshuar gjatë një operacioni anti-terrorist të enjten. Ky ishte një prej disa operacioneve policore kundër një grupi, që sipas autoriteteve, po përgatitej për “sulme terroriste të një shkalle të madhe”.

Gjatë operacionit në qytetin Vervier, sipas prokurorit federal Eric Van Der Sypt, një i dyshuar i tretë u arrestua. Deri tani nuk ka shenja për një lidhje mes tyre dhe sulmit në Paris ndaj revistës Charlie Hebdo. Mes forcave të policisë nuk ka të dëdmtuar.

Sipas prokurorit të dyshuarit hapën zjarr ndaj forcave speciale policore para se të vriteshin.

Incidenti i sotëm ka shtuar shqetësimet për sigurinë në Evropë, një javë pas sulmeve të ekstremistëve islamikë që lanë 17 të vrarë në Paris.

Radioja publike RTBF njoftoi se operacioni u zhvillua për të kontrolluar persona të dyshuar për radikalizëm. Autoritetet belge kanë ndërmarrë disa operacione të tilla që kanë në shenjestër persona të kthyer në Belgjikë pas pjesëmarrjes në luftime në Siri.

Belgjika ka një pakicë të konsiderueshme myslimane.

XS
SM
MD
LG