Policia belge ka ndaluar pesë individë, mes tyre dy vëllezër, gjatë një serie bastisjesh që lidhen me sulmet e Parisit muajin e kaluar.
Zyra e prokurorit federal thotë se dy prej tyre u ndaluan gjatë një kontrolli sot në lagjen Laeken në Bruksel. Sipas prokurorit, kontrolli u bë pas analizmit të tabulateve telefonike. Të dielën, policia ndaloi dy vëllezër dhe një person të tretë gjatë kontrolleve në pjesën qendrore të qytetit, thuhet në dekleratën e autoriteteve.
Organet e rendit nuk e kanë bërë të ditur identitetin e të ndaluarve, ndërsa kanë thënë se nuk kanë gjetur mjete shpërthyese apo armë gjatë bastisjeve.
Sulmet e 13 nëntorit në Paris lanë 130 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur. Disa prej të dyshuarve si bashkëpunëtorë janë arrestuar në Belgjikë.