Lidhje

Ndahet nga jeta kongresmeni Ben Gilman


Dje në Nju Jork u nda jeta në moshën 94-vjeçare ish-anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Ben Gilman. Nga viti 1995 deri në 2000, Gilman ka qenë kryetar i Komisionit të Kongresit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe është njohur si mbrojtës i të drejtave të njeriut kudo në botë. Gjatë kësaj periudhe dhe më vonë, Gilman është shprehur shumë herë në mbrojtje të çështjes së shqiptarëve të Kosovës, si në një deklaratë që ai bëri për Zërin e Amerikës në vitin 2003.

Në të njëjtën intervistë, kongresmeni Gilman i tha Zërit të Amerikës se Kosova duhet ta fitonte pavarësinë sa më shpejt që të ishte e mundur, por se mbetej punë për të bërë.

Pavarësia e Kosovës u bë realitet 5 vjet më vonë. Mbrojtja e të drejtave të njeriut në Ballkan nga Gilman dhe anëtarë të tjerë të Kongresit solli ndryshime të prekshme edhe për shqiptarët dhe sidomos për statusin e Kosovës.

Në një deklaratë, Kryetari i Lidhjes qytetare shqiptaro-amerikane Joe Dioguardi, tha se zoti Gilman qëndronte në krye të mbrojtjes së çështjes së Kosovës qysh në fillim dhe njihej si njeri human. Gilman ishte republikan dhe shërbeu në Kongres për afro tre dekada.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG