Lidhje

Bergdahl rikthehet në shërbim aktiv


Reshteri amerikan Bowe Bergdahl, i cili u mbajt peng nga talebanët për pesë vjet në Afganistan, u kthye në detyrë në ushtrinë amerikane.

Një zëdhënës i ushtrisë tha sot se Bergdahl përfundoi fazën finale të procesit të riintegrimit dhe është caktuar në Bazën San Antonio-Fort Sam Huston në shtetin e Teksasit.

Ushtria tha se evnde po vazhdon një hetim mbi faktet dhe rrethanat e zhdukjes së rreshterit dhe mbajtjes së tij.

Zyrtarët amerikanë thane se Bergdahl u largua nga posti i tij në Afganistan në vitin 2009. Disa nga kolegët e tij thane se ai u largua me dëshirë nga njësia.

Talebanët aftanë e liruan reshterin më 31 maj si pjesë e një shkëmbimi me pesë të burgosur në Gjirin Guantanamo të Kubës. Të burgosurit u dërguan në Katar.

Që nga mbërritja e tij në Shtetet e Bashkuara, Bergdahl është trajtuar në një qendër spitalore ushtarake në Fort Sam Houston në Teksas.

XS
SM
MD
LG