Lidhje

Berisha në Bruksel takim me presidentin e BE-së


Berisha në Bruksel takim me presidentin e BE-së
Berisha në Bruksel takim me presidentin e BE-së

Në Bruksel, kryeministri shqiptar Sali Berisha u takua sot me presidentin e Bashkimit europian Herman van Rompuy i cili njoftoi se gjatë muajit maj në kuadër të turneut rajonal ai do të vizitojë edhe Shqipërinë.

Presidenti i Bashkimit europian tha se Brukseli po ndjek me vëmendje dhe kujdes zhvillimet politike në Shqipëri ndërsa shtoi se për to ai kishte biseduar edhe me kryeministrin shqiptar.

Përgjigjet e pyetësorit të Komisionit europian presidenti Rompuy i vlerësoi si një dokument historik për Shqipërinë.

Lidhur me liberalizimin e vizave ai shprehu bindjen se nga komisioni europian do të ketë një vlerësim objektiv për Shqipërinë ndërsa vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe konstruktiv të Tiranës në rajonin e Ballkanit.

Kryeministri Sali Berisha nga ana e tij përsëriti se Shqipëria është e gatshme të bëjë gjithshka për t'iu përgjigjur detyrimeve ndaj Bashkimit Europian ndërsa deklaroi se shumica e drejtuar prej tij do të bëjë c'është e mundur për të bashkëpunuar me opozitën.

XS
SM
MD
LG