Lidhje

Berisha: Institucionet të angazhohen për t'i kthyer përgjigje çështjeve të ngritura nga KE


Berisha: Institucionet të angazhohen për t'i kthyer përgjigje çështjeve të ngritura nga KE
Berisha: Institucionet të angazhohen për t'i kthyer përgjigje çështjeve të ngritura nga KE

Në Shqipëri Kryeministri Sali Berisha tha sot se institucionet duhet të angazhohen për t'i kthyer përgjigjet e plota çështjeve të ngritura nga ekspertët e komisionit europian në raportin e tyre të fundit për çështjen e liberalizimit të vizave.

Në muajin Maj Komisioni Europian propozoi zyrtarisht heqjen regjimit të vizave për Shqipërinë duke e kushtëzuar atë me përmbushjen e tre çështjeve që lidhen me përpunimin e një strategjie për emigrantët e riatdhesuar, sekuestrimi e aseteve të krimit të organizuar dhe forcimin e kapaciteve në luftën kundër tij.

Në mesin e muajit korrik një grup ekspertësh ishin në Tiranë për të parë plotësimin e këtyre kushteve dhe kanë kërkuar sqarime për disa çështje që lidhen me to. Komisioni europian pritet të shprehet përfundimisht në muajin shtator dhe me pas do të jetë parlamenti europian dhe këshilli i ministrave të BE të cilët do të përcaktojnë edhe datën e hyrjes në fuqi të vendimit.

Çështja e liberalizimit të vizave është përfshirë në rendin e punimeve të mbledhjes së muajit nëntor të Këshillit të ministrave të Bashkimit europian.

XS
SM
MD
LG