Kryeministri italian Silvio Berlusconi fitoi një votëbesim të rëndësishëm sot në parlament.
Koalicioni i tij i qendrës së djathtë fitoi sot votimin me 316 vota pro dhe 301 kundër.
Zoti Berlusconi u detyrua të kërkonte votimin pasi partia e tij e qëndrës së djathtë dështoi të miratonte një dispozitë të buxhetit me një votë mangut në fillim të javës.
Dje, zoti Berlusconi u tha deputetëve se nuk ka alternativë më të mirë sesa koalicioni i tij. Ai tha se rrëzimi i qeverisë së tij do të çonte në zgjedhje të parakohshme që nuk do të zgjidhnin krizën financiare dhe do të detyronin vendin në një katastrofë.
Zoti Berlusconi refuzoi thirrjet e opozitës për dorëheqje dhe i akuzoi ata se e kanë fiksim rrëzimin e tij nga pushteti. Deputetët e opozitës bojkotuan fjaliin dje të Berlusconit në parlament që kreu i partisë demokrate Pierluigi Bersani e quajti patetik.