Lidhje

Besimi i konsumatorëve amerikanë ra ndjeshëm në muajin gusht


Trad
Trad

Besimi i konsumatorëve amerikanë ra ndjeshëm në muajin gusht, duke arritur nivelin më të ulët në dy vjet. Një raport i publikuar sot nga organizata e quajtur Bordi i Konferencës, thotë se shqetësimi i konsumatorëve për vendet e punës u rrit edhe më tej gjatë muajit gusht. Organizata që merret me studimin e prirjeve të biznesit thotë se konsumatorët mund të jenë dekurajuar nga periudha e zgjatur e grindjeve politike në Uashington mbi tavanin e borxhit, shpenzimet qeveritare, taksat, dhe ekonominë. Ata janë ndikuar gjithashtu nga çmimet në rënie të shtëpive në shumë rajone të vendit. Ekspertët i ndjekin me kujdes prirjet e konsumatorëve, sepse ato mund të ndikojnë mbi shpenzimet e tyre gjë që përcakton në një masë të madhe edhe aktivitetin ekonomik në Shtetet e Bashkuara. Një raport i një organizate tjetër studimesh ekonomike thotë ndërkohë se çmimet e shtëpive vazhduan të bien në periudhën 12 mujore që përfundoi në qershor.

XS
SM
MD
LG