Lidhje

Bezos i firmës Amazon tërhiqet si shef ekzekutiv


FILE - Amazon CEO Jeff Bezos speaks at a convention in Las Vegas, June 6, 2019.

Kompania Amazon.com tha të martën se themeluesi i saj Jeff Bezos do të tërhiqet si shef ekzekutiv dhe të bëhet president ekzekutiv.

Vendin e tij do ta zerë Andy Jassy, shef i operacioneve të Resë Kopjuterike në kompaninë Amazon. Ndryshimi në pozitat drejtuese të kompanisë do të bëhet në tremujorin e tretë.

Bezos, i cili e themeloi kompaninë 27 vjet më parë si shitës librash në internet, tha në një shënim për punonjësit të postuar në faqen e internetit të kompanisë Amazon: "Si President Ekzekutivit unë do të qëndroj i angazhuar në nisma të rëndësishme të kompanisë Amazon por gjithashtu do të kem kohën dhe energjinë e nevojshme për t'u përqëndruar te Fondi i Ditës 1, Fondi i Tokës Bezos, Origjina Blu, The Washington Post dhe pasionet e mia të tjera".

Ai shtoi: "Kurrë nuk kam pasur më shumë energji dhe ky hap nuk do të thotë se po dal në pension."

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në SHBA, konsumatorët janë drejtuar gjithnjë e më shumë tek firma Amazon për blerjen e prodhimeve shtëpiake dhe të pajisjeve mjekësore.

Ndërsa dyqanet e zakonshme fizike mbyllën dyert, Amazon, shitësi më i madh në internet i botës, mori mbi 400,000 punëtorë të tjerë dhe arriti fitime rekord.

Në korrik 2018, Jeff Bezos u shpall “njeriu më i pasur në historinë moderne”, kur pasuria e tij arriti në 150 miliardë dollarë. Në janar 2021, pasuria e tij ishte 185.7 miliardë dollarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG