Lidhje

Drejt fundit takimi i nivelit të lartë në Francë


Udhëheqësit e grupit G-7 po mbyllin sot takimin e nivelit të lartë me diskutime për klimën dhe transformimin dixhital, megjithëse këto çështje ka gjasa të mbeten në hije nga një konferencë për shtyp mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez, Emmanuel Macron.

Të hënën, Presidenti Trump shprehu optimizëm para gazetarëve për marrëveshje të mundshme tregëtare me Kinën dhe Japoninë, si edhe për perspektivën e një marrëveshjeje me Iranin.

Këto komente ai i bëri ndërsa ishte ulur pranë presidentit egjiptian Abdel Fattah El-Sissi, gjatë të cilit mori pytetje për reth 10 minuta.

Zoti Trump hodhi poshtë zërat për tensione të mundshme mes tij dhe presidentit francez Emmanuel Macron, pasi udhëheqësi francez u takua të dielën me ministrin e jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

"E dija që po vinte dhe e respektoj faktin që erdhi”, tha zoti Trump që shtoi se i kishte dhënë zotit Macron miratimin e tij.

Presidenti Trump, që u tërhoq nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare me Iranin vitin e kaluar, tha se negociatat do të përfshinin programin bërthamor të Iranit dhe raketat e tij balistike.

"Irani ka shansin të shndërrohen në një komb të veçantë, në një vend më madhështor se përpara. Por duhet të ndalin terrorzimin”, tha ai.

Presidenti Trump vazhdon ti rezistojë trysnisë së homologëve të tij të grupit G-7 që të hyjë përsëri në paktin bërthamor me Iranin. Pas tërheqjes nga ajo marrëveshje, ai vendosi sanksione të ashpra ndaj Iranit.

Udhëheqësit e G-7-ës kanë shprehru shqetësime për shkallëzimin e luftës tregëtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Zoti Macron tha se shpreson që udhëheqësit të tërhiqen nga një luftë tregëtare.

Në komentet e tij të hënën, zoti Trump, u shfaq optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Kinën, duke thënë: “Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje”.

Ai tha se Kina kishte kontaktuar zyrtarët amerikanë të tregëtisë, duke u bërë thirrje të ktheheshin në tryezën e negociatave.

"Do të fillojmë bisedime shumë serioze. Të shohim se si do të shkojë”, tha zoti Trump.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG