Lidhje

Takim Biden-Erdogan në Uashington


Nënpresidenti amerikan Joe Biden u takua sot në Uashington me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Zyrtarët turq kanë shprehur zhgënjim lidhur me mospajtimet mes dy palëve për çështjen e grupit paraushtarak kurd në Siri, të njohur me inicialet YPG.

YPG është krahu i armatosur i Partisë Bashkimi Demokratik Kurd, një forcë politike me influencë. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë këtë grupim si një forcë efektive kundër ISIS në Sirinë veriore. Megjithatë, Turqia thotë se Bashkimi Demokratik Kurd ka lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit, PKK, e cila lufton për autonomi në pjesën juglindore të Turqisë.

Presidenti Erdogan ndodhet në Uashington për Takimin e Sigurisë Bërthamore.

Më parë këtë vit, zoti Biden vizitoi Turqinë ku kritikoi udhëheqësit e vendit për shtypjen e lirisë së shprehjes.

XS
SM
MD
LG