Lidhje

Biden: Iraku mund të ketë nevojë për ndihmën amerikane edhe pas 2011s


Biden: Iraku mund të ketë nevojë për ndihmën amerikane edhe pas 2011s
Biden: Iraku mund të ketë nevojë për ndihmën amerikane edhe pas 2011s

Zv/Presidenti i Shteteve të Bashkura, Xho Bajden, thotë se ushtarët dhe policia irakiane mund të kenë nevojë për stërvitjen dhe paisjet amerikane edhe pas fundit të këtij viti, kur sipas planit, trupat amerikane duhet të largohen nga vendi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Meredith Bjull, na sjell hollësi nga Uashingtoni.

Vizita e panjoftuar e zv/presidentit Bajden në Irak ishte e para e një zyrtari të lartë amerikan pas miratimit të kabinetit të ri qeveritar muajin e kaluar, e cila i tha fund ngërçit politik të vendit.

Pas takimit me Kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki dhe zyrtarë të tjerë në Bagdad, zoti Bajden tha se Iraku është në prag të një tranzicioni të suksesshëm që do të ketë një ndikim pozitiv në Lendjen e Mesme.

"Mendoj se populli irakian për herë të parë në historinë e tij është afër krijimit të një vendi me të vërtetë demokatik, të qendrueshëm dhe me vullnetin e Zotit, të bagatë që mund të ketë një ndikim të madh në gjithë rajonin”.

Shtetet e Bashkuara i dhanë fund misionit të tyre në Irak në gusht të vitit të kaluar dhe kanë planifikuar tërheqjen e tyre të plotë deri në fund të këtij viti.

Zoti Bajden tha se megjithëqë forcat irakiane të sigurimit, të stërvitura nga ushtarët amerikanë, vazhdojnë të aftësohen më tej, ka të ngjarë që ato të kenë nevojë për asistencën amerikane në të ardhmen.

"Misioni jonë ka ndryshuar ndjeshëm që nga shtatori. Por ai do të ndryshojë përsëri në fund të 2011. Ndoshta ne do të jemi në pozita që të ofrojmë mbështetjen tonë dhe në disa aspekte t’i stërvitim dhe pajisin ato”.

Kryeministri Maliki është nën presion nga anëtarët konservatorë shitë të qeverisë së koalicionit që të mos e zgjatë pas fundit të këtij viti praninë ushtarake amerikane në Irak, megjithëse si zyrtarët irakianë ashtu edhe ata amerikanë thonë se deri atëhere vendi nuk do të jetë ende në gjendje të mbrojë kufijtë e tij.

Zoti Bajden foli para qindra ushtarëve amerikanë në bazën e tyre në Bagdad, duke lavdëruar kurajon e tyre dhe theksoi se mbi 4400 trupa amerikane janë vrarë dhe rreth 32 mijë janë plagosur që nga pushtimi i vendit në vitin 2003.

Zv/presidenti Bajden foli me emocione për sakrificat e ushtarëve amerikanë dhe për vizitat që u ka bërë trupave të plagosura nëpër spitalet ushtarake.

"Dhe ajo që më mahit.... Ajo që më mahnit është se në cilindo spital që shkoj, kur i pyes ushtarët, detarët, marinarët, aviatorët e plagosur se çfarë mund të bëj për ta, pothuajse pa asnjë përjashtim marr përgjigjen: ‘Zoti zv/president a mund të më ndihmosh të kthehem pranë njësisë time?’”.

Zv/presidenti Bajden shkoi në Irak pas vizitave në Pakistan dhe Afganistan.

XS
SM
MD
LG