Lidhje

Takim privat Obama-Biden


Nënpresidenti Joe Biden u takua për një drekë private me Presidentin Obama, ndërsa në Uashington po flitet përherë e më tepër se zoti Biden do të përfshihet në garën për të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2016.

Në se zoti Biden hyn në garë, ai do të ndeshej me një tjetër zyrtare të rëndësishme të zotit Obama, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, e cila aktualisht është kandidatja kryesore demokrate në garën presidenciale të zgjedhjeve të vitit 2016. Presidentit Obama nuk i lejohet me kushtetutë të kërkojë një mandat tjetër.

Zoti Obama nuk ka mbështetur ndonjë kandidat të mundshëm presidencial të Partisë Demokrate dhe ai i ka mburrur vazhdimisht si zotin Biden edhe zonjën Clinton.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se zoti Obama mund të jepte pëlqimin për njërin prej kandidatëve në zgjedhjet e parakohëshme presidenciale, por me siguri, që ai do të mbështeste cilindo që do të jetë kandidati i emëruar nga Partia Demokrate.

Zoti Earnest kujtoi, se në vitin 2008, kur zgjodhi zotin Biden si nënpresident, presidenti Obama pati thënë, se ai ishte “vendimi më i zgjuar, që kishte marrë në jetën e tij politike.”

XS
SM
MD
LG