Lidhje

Bie numri i njerëzve që kërkojnë asistencë papunësie në SHBA


Numri i njerëzve që po kërkojnë asistencë papunësie në Shtetet e Bashkuara ra javën e kaluar, por jo aq sa për të treguar një treg të shëndetshëm të vendeve të punës.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës thoshte se kërkesat për asistencë ranë me 6,000 nga 472 mijë që ishin në të gjithë vendin.

Një raport tjetër qeveritar mund të ketë të dhëna që tregojnë se situata e punësimit po përmirësohet.

Gjatë recesionit, kompanitë amerikane hoqën njerëz nga puna për të shkurtuar shpenzimet, çka shkaktoi edhe rritjen e produktivitetit për person. Por Departamenti i Punës thotë se produktiviteti i punonjësit amerikan ra me 1.8 për qind mes muajit prill dhe qershor.

Kjo mund të nënkuptojë se kompanitë kanë arritur kulmin e shfrytëzimit të punonjësve që kanë dhe mund të duhet të punësojnë njerëz të tjerë.

XS
SM
MD
LG