Lidhje

Policia spanjolle ndalon për pak kohë një kritik të Putinit


Policia spanjolle ndaloi sot për pak kohë financierin, Bill Browder, shtetas britanik, i cili është kritik i fortë i Presidentit Putin. Browder postoi një koment në Twitter se ishte arrestuar me kërkesë të Putinit.

https://twitter.com/Billbrowder?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.nytimes.com%2F2018%2F05%2F30%2Fworld%2Feurope%2Fbill-browder-arrest-russia-twitter.html

Një zëdhënës i policisë tha se Browder u ndalua për të kontrolluar rreth një urdhër-arresti, por autoritetet zbuluan se urdhri kishte skaduar.

"Kjo është hera e 6-të që Rusia abuzon me Interpolin në rastin tim,” shkruan Browder.

Zyra e Interpolit tha për Zërin e Amerikës: “Nuk kemi pasur ndonjëherë urdhër për Zotin Browder. Ai nuk person i kërkuar përmes kanaleve të Interpolit”.

Interpoli lejon vendet anëtare të prezantojnë një paralajmërim ndërkombëtar për një person të kërkuar dhe më pas ndihmon autoritetet lokale të kryejnë arrestin.

Browder kishte postuar më parë një mesazh se ishte arrestuar, si dhe një foto të një dokumenti që ai thoshte se ishte urdhri për arrestin e tij, por fotoja kishte vetëm hollësi mbi të drejtat që gëzon një i arrestuar në Spanjë.

Browder tha se vitin e kaluar Rusia e kishte vënë në listën e Interpolit pesë herë, por Interpoli më pas kishte analizuar rrethanat dhe kishte anuluar urdhrat si të papërligjshme.

Në 2013, Komisioni i Pavarur për Kontrollin e Dosjeve të Interpolit hetoi mënyrat se si Rusia e përdor Interpolin dhe arriti në përfundimin se aktiviteti rus është “kryesisht me natyrë politike” dhe bie ndesh me rregulloret e Interpolit. Komisioni udhëzoi Interpolin të eliminonte nga dosjet e saj të gjitha të dhënat lidhur me kërkesat ruse për informacion mbi Browder.

Browder ka drejtuar në të kaluarën një ndër fondet më të suksesshëm të investimeve në Rusi para se të dëbohej në 2005 kur autoritetet ruse e shpronësuan. Ai ka lobuar fuqishëm për sanksionet amerikane pasi avokati i tij, Sergei Magnitsky u arrestua dhe vdiq gjatë mbajtjes në burg. Si rezultat, Kongresi amerikan miratoi ligjn Magnitsky, një masë që i jep autoritet Uashingtonit të mohojë viza dhe të ngrijë zotërimet financiare të zyrtarëve rusë që mendohet se janë të korruptuar apo kanë shkelur të drejtat e njeriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG