Lidhje

Publikohen dokumente të Bin Ladenit


Osama bin Laden, i cili urdhëroi sulmet e vitit 2001 të al-Qaidës kundër Shteteve të Bashkuara, në të cilat u vranë rreth 3 mijë njerëz, ka lënë një testament. Në testamentin e tij ai thotë se ka një pasuri personale me vlerën e 29 milionë dollarëve, pjesën më të madhe të të cilave ai do që të shpenzohet “për xhihad, për hir të Allahut”.

Shtetet e Bashkuara e bënë publik testamentin e Bin Ladenit sot, pjesë e 113 dokumenteve të gjetura në kompleksin e tij në Abbottabad të Pakistanit, kur pesë vjet më parë atë e vranë komandot amerikane gjatë një sulmi.

Dokumentet, të shkruara në arabisht, të përkthyera dhe të deklasifikuara nga agjencitë amerikane të zbulimit, bënin pjesë në grupin e dytë të dokumenteve të publikuara, të cilat anëtarët e forcave “Seals” të marinës amerikane i morën nga vendi ku banonte Bin Ladeni me gruan dhe të afërm të tij. Shtetet e Bashkuara thonë se kanë në plan të publikojnë edhe dokumente të tjera të Bin Ladenit gjatë muajve të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG