Lidhje

Dhjetëra të zhdukur nga rrëshqitje dheu në Birmani


Dhjetëra vetë figurojnë të humbur dhe mendohet se kanë gjetur vdekjen pas një rrëshqitje dheu në veri të Birmanisë, ku mbi 100 vetë vdiqën muajin e kaluar në një katastrofë të ngjashme natyrore.

Ekipet e shpëtimit kanë filluar të gërmojnë nën dheun e grumbulluar nga rrishqitja e djeshme në shtetin Kachin. Zyrtarët thonë se nuk mund të konfirmojnë ende numrin e të vdekurve dhe të lënduarve.

Në fund të nëntorit, të paktën 100 vetë gjetën vdekjen në këtë rajon nga rrëshqitja e dheut. Zona është e njohur për prodhimin e gurit gjysmë-të çmuar nefrit, një ndër eksportet fitim-prurëse të Birmanisë.

XS
SM
MD
LG