Lidhje

Bisedime Kerry-Zarif në Vjenë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe homologu i tij Iranian Mohammad Javad Zarif, filluan të shtunën një raund të ri bisedimesh në Vjenë, ndërkohë që komentet e drejtuesit të agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore nxitën optimizëm për mundësinë e një marrëveshjeje mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Bisedimet Kerry-Zarif filluan të shtunën në mbrëmje, siç njoftoi një zyrtar i lartë amerikan në Vjenë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Energji Atomike, Yukiya Amano, tha në komentet për shtyp se pret një raport të plotë nga ekipi i tij brenda gjashtë muajsh lidhur me “mundësinë për kapacitete ushtarake” në programin bërthamor të Iranit.

Zoti Amano tha se kishte vërejtur përparim kur vizitoi Iranin të enjten, por shtoi se nevojitet edhe më shumë punë. Komentet e tij u panë si një zhvillim pozitiv nga analistët që vlerësojnë ecurinë e negociatave mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore për arritjen e një marrëveshjeje brenda afatit të caktuar për të marten.

Të gjitha palët thonë se marrëveshja është pranë, por se mbeten disa mospajtime të vështira.

XS
SM
MD
LG