Lidhje

Bisedimet SHBA-Kinë shënojnë përparim në një numër çështjesh


Bisedimet SHBA-Kinë shënojnë përparim në një numër çështjesh
Bisedimet SHBA-Kinë shënojnë përparim në një numër çështjesh

Shtetet e Bashkuara dhe Kina thanë se bisedimet dy ditore të nivelit të lartë në Uashington kanë ndihmuar në shtimin e mirëkuptimit mes dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit për një numër të gjerë çështjesh. Bisedimet u kanë dhënë gjithashtu të dyja palëve mundësinë të shprehin mosmarrëveshjet mes tyre.

Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner thotë se ka patur ndryshime inkurajuese në politikat ekonomike të Pekinit. Zoti Geithner foli dje në përfundim të takimit dyditor të nivelit të lartë në Uashington mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se të dyja palët kishin bërë përparim në bisedimet e çiltërta rreth shumë çështjeve, përfshi të drejtat e njeriut.

“Ne diskutuam çdo gjë, çështjet sensitive për ne dhe për ata, të gjitha çështjet e vështira, përfshi të drejtat e njeriut. Të dyja palët i kanë bërë shumë të qarta shqetësimet për njëra-tjetrën. Kemi patur diskutime të hapura në disa nga sfidat më të mprehta, që nga përgjigja ndaj Koresë së Veriut dhe Iranit e deri tek ribalancimi i ekonomisë globale”.

Zyrtarët kinezë thanë se Shtetet e Bashkuara ranë dakort të jenë të drejta me politikat që kufizojnë eksportet e disa produkteve të teknologjisë së lartë në Kinë. Diplomatët kinezë thanë gjithashtu se dialogu dyditor ishte i suksesshëm dhe Pekini pret një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik.

XS
SM
MD
LG