Shitblerjet përmes internetit po rriten në jug të Shqipërisë si pasojë e ndryshimit të shprehive të blerësve, por edhe të shërbimeve postare. Këto ditë qeveria shqiptare vendosi futjen e taksave doganore për blerjet mbi 25 dollarë përmes internetit duke ngjallur reagime tek blerësit.