Lidhje

Shqipëri: Ndërgjegjësim për të verbërit


Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë. Shoqatat e të verbërve në Shqipëri dhe e personave me aftësi të kufizuara, ecën bashkë me familjarët e tyre në rrugët pranë bashkisë për të kërkuar një përshtatshmëri më të madhe të infrastrukutrës së Tiranës në favor të tyre.
Përfaqësues të tyre deklaruan se në kryeqytet mungon tërësisht infrastruktura ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara dhe kjo i izolon tërësisht ata. Të verbërit pohuan se ligjet në dobi të tyre janë të plota si për shkollimin ashtu edhe për jetën e përditshme, por ato mbeten në letër, ashtu si edhe shumë ligje të tjera.
Statistikat janë jo të plota për personat me aftësi të kufizuara, por të gjitha grupimet e tyre së bashku; të verbërit, para-plegjikë dhe tetra-plegjikë etj ata janë mbi 20 mijë persona, që kërkojnë ndihmë për të lehtësuar jetën e tyre.
XS
SM
MD
LG