Lidhje

Bo Xilai dënohet me burgim të përjetshëm


Një gjykatë kineze e dënoi ish-politikanin me peshë Bo Xilai me burgim të përjetshëm, pasi e shpalli atë fajtor për korrupsion, përvetësim fondesh dhe abuzim pushteti.

Gjykata Popullore e Jinanit e bëri publik vendimin sot. Procesi kundër Bo Xilait, ka qenë një nga skandalet politike më të bujshme prej dekadash.

Bo mund ta apelojë vendimin dhe sipas ligjit kinez Bo, ka të drejtë të kërkojë lirim me kusht pas më shumë se një dekade. Por gjykata ia hoqi atij përgjithmonë të drejtën që të përfshihet në politikë.

Gjykata vendosi gjithashtu për konfiskimin e aseteve të Bo-së që kapin shifrën mbi 3 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG