Lidhje

Politikani kinez Bo Xhilai pranon gabime


Ish-politikani kinez Bo Xilai pranoi sot në një seancë gjyqësore se kishte bërë gabime në lidhje me vrasjen e një biznesmeni britanik nga gruaja e tij, por nuk pranoi përgjegjësi penale në skandal.

Zoti Bo tha se ndjehej i turpëruar nga gabimet e tij, sepse ato kanë dëmtuar reputacionin e Partisë Komuniste dhe vendit të tij.

Ish-politikani është në gjyq nën akuzat për shpërdorim të pushtetit. Ai akuzohet se ishte përpjekur të pengonte hetimin e policisë në vrasjen e vitit 2011 të britanikut Neil Heywood si edhe përballet me akuza për marrje rryshfetesh dhe korrupsioni për përvetësim fondesh. Gruaja e zotit Bo, Gu Khailai u shpall fajtore për vrasjen e Heywoodit dhe është tani në burg.

Gjatë seancës së sotme. Zoti Bo mohoi të kishte përvetësuar mbi 800 mijë dollarë që ishin për një projekt qeveritar ndërtimi që ishin dershur në një llogari bankare të gruas së tij, por pranoi një pjesë të përgjegjësisë për faktin që nuk i kishte kushtuar më shumë vëmendje transaksionit dhe nuk kishte ndalur transferimin e paligjshëm të fondeve.


Ai i ka thënë gjykatës se gruaja e tij është e çmendur dhe e ka përshkruar dëshminë e saj si qesharake.
XS
SM
MD
LG