Lidhje

Boko Haram: Vajzat e rrëmbyera janë martuar


Një burrë që pretendon të jetë udhëheqësi i grupit ekstremist islamik Boko Haram në Nigeri thotë se më shumë se 200 vajzat e shkollës që u rrëmbyer në prill u kthyen në myslimane dhe janë martuar.

Në një video të re, një person që identifikohet si Abubakar Shekau thotë se vajzat kanë mësuar përmendësh dy kapituj të Kuranit dhe janë tani në shtëpitë e tyre martesore. Shumica e vajzave të marra nga fshati Chibok gjashtë muaj më parë ishin nga familje të krishtera.

Videoja që gazetarët pane të shtunën bie në kontraditë me njoftimin e mëparshëm të qeverisë nigeriane se po negocionte me Boko Haramin për lirimin e vajzave. Militanti që shihet në video thotë se grupi nuk ka negociuar me qeverinë dhe nuk do të hyjë në asnjë bisedim. Burri që pretendon të jetë Shekau thotë se nuk e di se kush i përfaqëson militantët në bisedimet me qeverinë.

Nuk pati përgjigje të menjëhershme nga qeveria të shtunën për pretendimet e militantit. Ushtria nigeriane ka thënë se ka vrarë Shekaun vitin e kaluar dhe vrau gjithashtu një mashtrues që pretendonte të ishte Shekau muajin e kaluar.

Milintanti i The Boko Haramit që shihet në video thotë se grupi është I interesuar të luftojë dhe të vrasë armiqtë dhe jot ë negociojë. Ai tha se çështja e vajzave të marra nga fshati Chibok ka kohë që “është harruar” nga Boko Haram.

XS
SM
MD
LG