Lidhje

Borxhi amerikan, vazhdojnë debatet për dy propozimet e paraqitura


Borxhi amerikan, vazhdojnë debatet për dy propozimet e paraqitura
Borxhi amerikan, vazhdojnë debatet për dy propozimet e paraqitura

Presidenti Barak Obama, aleatët e tij në Kongres të Partisë Demokrate dhe ligjvënësit republikanë po i vazhdojnë edhe sot diskutimet lidhur me dy plane të paraqitura nga të dyja partitë lidhur me tavanin e borxhit, me afrimin e afatit të 2 gushtit për zgjidhjen e çështjes.

Pasiguria e shkaktuar nga debati mes dy partive dhe mungesa e përparimit drejt një kompromisi i ka shqetësuar investitorët.

Kjo është arsyeja përse tregu i aksioneve shënoi rënie dhe vlera e investimeve të ashtuquajtura të sigurta, si floriri dhe franga zvicerane, u rritën përkundrejt dollarit. Udhëheqësit republikanë e kanë shtyrë votimin për planin, të paktën deri nesër, ngaqë ekspertë të buxhetit thanë se ligji nuk shkurton aq shumë shpenzime sa ishte premtuar.

Ata po e rishikojnë planin për të bërë shkurtime më të mëdha të shpenzimeve. Demokratët e kundërshtojnë planin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Xhon Bejner, ngaqë ai do ta rriste tavanin e borxhit në dy faza, gjë që do të shoqërohej me një tjetër debat përçarës vitin e ardhshshëm lidhur me shpenzimet, taksat dhe borxhin.

XS
SM
MD
LG