Lidhje

Njëzetepesë veta kthehen nga Siria në Bosnjë


Autoritetet në Sarajevë thanë se 25 qytetarë të Bosnjës janë kthyer në shtëpi nga kampet në Siri dhe në mesin e tyre ka ish luftëtarë të grupit militant Shteti Islamik, si dhe gra e fëmijë.

Zyra e prokurorit në Bosnjë tha se burrat do të përballen me përndjekje ligjore nën dyshimet se janë përfshirë në organizimin e grupeve terroriste dhe për bashkim me formacioneve paraushtarake. Për një pjesë të tyre tashmë ka urdhër arreste ndërkombëtare.

Avioni më shtetasit boshnjak u ul në aeroportin e Sarajevës nën masa të rrepta sigurie.

Autoritetet në Bosnjë kanë thënë më herët se mbi 260 qytetarë boshnjak ndodheshin në kampet në Siri, prej tyre 100 burra dhe 260 gra dhe fëmijë.

Në vitin 2014, Bosnja kishte parashikuar me ligj dënime me burg për ata qytetarë që u bashkohen luftërave të huaja. Luftëtarët që janë kthyer që nga atëherë janë hedhur në gjyq dhe 46 prej tyre janë dënuar.

Shteti Islamik humbi territoret që kontrollonte në Siri dhe shumë prej militantëve besohet se janë në burgjet e kampet e kontrolluara nga kurdët në veri të Sirisë.

Në prill të këtij viti autoritetet në Kosovë, kthyen në një operacion të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara 110 veta nga Siria.

*Mbështetur në agjencitë e lajmeve

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG