Lidhje

SHBA: Edin Sakoç paditet për informacion të rremë


Prokurorët federalë amerikanë kanë ngritur akt-padi kundër një myslimani të Bonjes, duke e akuzuar se ka gënjyer zyrtarët amerikanë të imigracionit lidhur me rolin e tij në krime lufte.

Edin Sakoç deklaroi pafajësinë dje gjatë një paraqitjeje të shkurtër para gjykatës në Burlington të shtetit Vermont. Gjykatësi i dha urdhër të pandehurit të dorëzojë pasaportën amerikane.

Autoritetet amerikane kanë ngritur pretendimin se Sakoç mori pjesë në vrasjen e dy grave të moshuara serbe në Bosnje dhe u dogji shtëpinë gjatë luftës në vitin 1992. Ai akuzohet se përdhunoi gruan që kujdesej për dy të moshuarat.

Autoritetet thonë se Sakoç nuk i përmendi këto fakte kur paraqiti kërkesë për shtetësinë amerikane.

Nëse shpallet fajtor se ka gënjyer zyrtarët e imigracionit, Sakoç mund të dënohet deri me 10 vjet burgim, një gjobë të madhe dhe t’i anulohet shtetësia amerikane.
XS
SM
MD
LG