Lidhje

Pezullohet Bostoni, ndalohen fluturimet


Autoritetet amerikane ndërmorën një hap të pazakontë, duke mbyllur shkollat dhe pezulluar transportin në një zonë kryesore metropolitane, si dhe u thanë banorëve të qytetit të Bostonit dhe rrethinave që të mos dalin nga shtëpitë dhe t’i mbajnë dyert të mbyllura, ndërsa policia kërkon një nga të dyshuarit.

Policia e përfshiu edhe Bostonin në këtë udhëzim që jepet në raste jashtëzakonisht të rralla, pasi e kishin dhënë më herët urdhërin vetëm për banorët e disa rrethinave.

Në fillim policia e përqendroi kërkimin në një zonë të kufizuar, kur besohej se ai kishte shkuar pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Autoritetet e Bostonit ndërprenë gjithë transportin publik, përfshirë autobusat, metronë, trenat e udhëtarëve dhe barkat.

Zyrtarët kanë nxjerrë urdhër për të mos lejuar fluturime mbi Boston. Dyqaneve dhe restoranteve u është kërkuar të mos hapen sot.
XS
SM
MD
LG