Lidhje

Bota shënon Ditën Ndërkombëtare të SIDA-s


Bota shënon Ditën Ndërkombëtare të SIDA-s
Bota shënon Ditën Ndërkombëtare të SIDA-s

Vendet e ndryshme të botës po shënojnë sot Ditën Ndërkombëtare të SIDË-s.

Në SHBA, presidenti Barak Obama bëri sot një deklaratë, ku u zotua për ndihmë për 33 milionë njerëzit në mbarë botën, të prekur nga virusi HIV dhe SIDA. Ai premtoi se administrata e tij do të përpiqet me mjete financiare shtesë për ta luftuar epideminë dhe për parandalimin e virusit.

Agjencia e OKB-së për Fëmijët, UNICEF-i publikoi dje një raport, ku thuhet se brezi i ri foshnjeve mund të lindë e painfektuar nga virusi, në se bashkësia ndërkombëtare i fuqizon përpjekjet për të siguruar mjete mbrojtëse në të gjithë botën për parandalimin e përhapjes së virusit, trajtimin e tij dhe mbrojtjen sociale.

XS
SM
MD
LG