Lidhje

Argjentina dhe Hollanda në gjysëm finale


Argjentina ka arritur të dalë në gjysë-finalet e Botërorit për herë të parë në një çerek shekulli, pasi mundi dje Belgjikën 1-0. Katërshja e gjysëm finales është tani e plotësuar, pasi Hollanda mundi Kosta Rikën 4-3 me penallti.

Argjentina siguroi dje fitoren me golin e shënuar nga Gonzalo Higuain në 10 minutat e parë të ndeshjes. Ylli i ekipit argjentinas Lionel Messi pati rastin ta çojë rezultatin në 2-0 nga fundi i lojës, por portieri belg Thibaut Courtois arriti të shpëtojë portën. Argjentina del në gjysëm finale për herë të parë që nga 1990. Argjentinasit kanë fituar kupën dy herë: në 1978 dhe 1986.

Hollanda dhe Kosta Rika nuk arritën të shënojnë gjatë kohës së rregullt dhe minutave shtesë të ndeshjes, duke detyruar goditjet e penalltive. Fitorja i buzëqeshi Hollandës kur portieri hollandez Tim Krul arriti të presë goditjet e Ryan Ruiz dhe Michael Umana.

Të mërkurën Argjentina dhe Hollanda ndeshen në San Paolo për të siguruar vend në finale. Brazili dhe Gjermania luajnë në Belo Horizonte të martën.

XS
SM
MD
LG